Sërish kaos në Durrës për shpërndarjen e ndihmave

schedule10:24 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 10:24 - 1 Dhjetor, 2019

Vijon kaosi në Durrës për shpërndarjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti edhe ditën e sotme.

Gazetari Andi Qosja bën me dije se banorët pretendojmë se janë shpërndarë ndihmat por në mënyrë selektive.

Ndërsa disa prej tyre shprehen se prej ditësh nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Ne kemi 5 ditë këtu që bëhet nami, vijnë furgonat hyjnë e dalin dhe ne rrimë pa bukë këtu. Kjo është leja e bashkisë, ne vimë këtu ata na thonë ikni te bashkia. I lutem kryeministrit të vijë këtu në Durrës dhe të bëjë çmos për këta njerëz që janë këtu”, tha një prej banorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!