Sërish grevë në Gjermani, miliona pasagjerë humbasin udhëtimet

schedule11:49 - 7 Mars, 2024

schedule 11:49 - 7 Mars, 2024

GJERMANI- Miliona udhëtarë anembanë Gjermanisë u prekën sërish nga greva të enjten pasi dy sindikata kanë bërë thirrje për grevë dyditore për shkak të pagave dhe kushteve të punës.

Udhëtimet e rreth 80% e të gjithë trenave në distanca të gjata, si dhe trenave rajonalë në vend u anuluan pasi shoferët hynë në grevë.

U prekën edhe udhëtimet ajrore, pasi stafi i linjës ajrore gjermane, “Lufthansa”, bojkotoi punën herët në mëngjes. Grevat çuan në bllokime të trafikut në qytete dhe në autostrada.

“Lufthansa” ka njoftuar në fillim të javës se rreth një mijë fluturime në ditë do të duhet të anulohen dhe se rreth 200 mijë udhëtarë do të preken.

Negociatat vazhdojnë për stafin tokësor të “Lufthansas” dhe shoferët e trenave të operatorit hekurudhor gjerman, “Deutsche Bahn”. Sindikata e drejtuesve të trenave “GDL” dhe “Ver.di” bënë thirrje për greva të enjten dhe të premten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!