Dhjetëra mijëra pasagjerë janë prekur nga greva e sigurisë në aeroportet e Berlinit, Hamburgut, Shtutgartit, Karlsruhe/Baden-Baden dhe Këln/Bonn të Gjermanisë. Një situatë e ngjashme pritet nesër në aeroportet e Hanoverit, Dortmundit, Dresdenit, Leipzig-ut dhe për ditën e dytë në aeroportin e Karlsruhe/Baden-Baden.
Sipas Shoqatës së Aeroporteve Gjermane (ADV), gjithsej më shumë se 580 fluturime do të anulohen vetëm sot, duke prekur të paktën 90,000 udhëtarë.
Sindikata Ver.di, e cila përfaqëson 25,000 punonjës të ofruesve privatë të sigurisë së aeroportit, po kërkon një rritje pagash prej 2.80 euro në orë gjatë 1 viti dhe pagesë jashtë orarit të punës. Deri më tani pesë raunde negociatash janë përfunduar pa rezultat dhe raundi tjetër është caktuar për 20 mars. /abcnews.al