Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sërish dronë në Gjermani, aeroporti i Mynihut u mbyll përkohësisht, mbi 6 mijë pasagjerë të prekur

schedule09:01 - 4 Tetor, 2025

schedule 09:01 - 4 Tetor, 2025

Gjermani- Një tjetër situatë kaosi është raportuar në aeroportin e Mynihut. Të paktën dy dronë janë pikasur nga autoritetet duke bërë që zona e aeroportit të mbylljes si masë paraprake. Kjo ka prekur rreth 6,500 pasagjerë.

Zëdhënësi i policisë federale në Mynih tha se dy makina patrullimi vunë re dronë mbi pistat veriore dhe ato jugore. Por ndryshuan menjëherë kursin dhe u zhdukën pa u identifikuar.

Qindra udhëtarë qëndruar gjatë natës, pasi fluturime u shtynë duke sjellë edhe kaos,

“Për shkak të situatës Aeroporti i Mynihut, në bashkëpunim me linjat ajrore, menjëherë ofroi ndihmë për pasagjerët në terminale. U vendosën shtretër kampingu dhe u ofruan batanije, pije dhe ushqime të lehta”, njoftoi aeroporti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!