Venezuela po përjeton për të disatën herë radhazi ndërprerjen totale të energjisë elektrike. Qeveria e Maduros pretendon se bëhet fjalë për një sulm elektromagnetik, ndërsa vendi është në vështirëi dhe për furnizimin me ujë apo komunikimin me anë të telefonit.
Kryeqyteti Karakas dhe shumë zona të Venezuelës janë zhytur në errësirë si pasojë e një “black-out”, që sipas qeverisë lidhet me një sulm elektro magnetik. Ndërprerja e energjisë elektrike ndodhi filliisht në Karakas, duke pasur pasoja të rënda dhe në furnizimin me ujë, transportin publik dhe lidhjet telefonike.
Autoritetet venezueliane këmbëngulin se pas hetimeve në jug të vendit ëshët zbuluar se bëhet fjalë për një sulm elektromagnetik për të dëmtuar sistemin e prodhimit hidroelektrik. Ministri venezuelian i komunikimit u shpreh në një deklaratë për media se sistemi elektrik kombëtar do të rikthehej në funksion shumë shpejt.
Ndërsa presidenti i vendit Nikolas Maduro e cilësoi si një akt criminal atë që po ndodhte për të disatën herë në vend. Lideri i opozitës Guaido nga ana e tij u shpreh se ishte pikërisht qeveria e Maduros ajo që po shkatërronte vendin. Sipas tij qeveri përpiqet të fshehë falimentimin e plotë dhe faktin se nuk kanë asnjë zgjidhje për të përmirësuar situatën. Guaido i cili është dhe kryetar parlamenti, u vetëshpall President i vendit në janar të këtij viti dhe njihet si i tillë nga të paktën 50 vende përfshirë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Organizata jo qeveritare në vend raportuan se 94 për qind e infrastrukturës së telekomunikacionit në vend është prekur si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike. /ABC news Albania 24/7