Sërish bilanc tragjik në Spanjë, 757 persona humbin jetën brenda ditës mbi 4 700 të infektuar

schedule13:08 - 8 Prill, 2020

schedule 13:08 - 8 Prill, 2020

Edhe pse me një trend rënës, numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në Spanjë vazhdon të mbetet i madh.

Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet e shëndetit në vend, brenda 24 orëve si pasoje e koronavirusit kanë humbur jetën 757 persona. Bilanci total i viktimave shkon në 14,555.

Ndërsa, brenda ditës vendi numëron 4,748 raste të reja me Covid-19 duke bërë që numri total i të infektuarve të shkojë në 146,690.

Spanja është vendi i dytë me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara në botë, në vendin e parë mbeten SHBA-të me 400,549. Ndërsa, sa i përket numrit të viktimave, vendin e parë në botë e mban Italia me 17,127 të vdekur si pasojë e Covid-19. /abcnews.al/