Sërish “betejë” mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE për lëvizjen e lirë

schedule12:21 - 17 Janar, 2018

schedule 12:21 - 17 Janar, 2018

Nëse Britania e Madhe do të lejonte lëvizjen e lirë të qytetarëve europianë deri në vitin 2010, atëherë dhe Brukseli do të lejonte Londrën të qëndronte në Tregun e pëbashkut dhe dy vjet të tjera pas BREXIT.

Brukseli bëri të ditur se do të diskutohet sërish për statusin e ardhshëm të qytetarëve europian në Britaninë e madhe duke roivënë në diskutim marrëveshjen e arritur në muajin dhejtor sipas të cilit Londra do të mund të vendoste kontrollet sërish në kufij menjëherë pas Brexit në mars të 2019-ës. Gjithësesi mediat ndërkombëtare raportojnë se Bashkimie uropian do i kërkojë Mbretërisë së Bashkuar që qytetarët europianë të përfitojnë nga lëvizja e lirë deri në vitin 2020. Gjë që pengon dhe shpresën e Mej për fillimin sa më të shpejtë të fazës së dytë të negociatave, atë që përfshin marrëveshjet tregtare. Kontrolli i fluksit të emigrantëve është një nga shqetësimet kryesore të britanikëve dhe zgjatja e bisedimeve për këtë temë do të nënkuptonte dhe vonesën e arritjes së një marrëveshjeje. Bashkimi europian do ti ofrojë Britanisë së madhe në shkëmbim dhe dy vjet të tjera në tregun e përbashkët pas daljes së vendit nga unioni. Konrniza politike u komplikua dhe më shumë një ditë më parë nga deklaratat e Junker dhe Donald Tusk para parlamentit europian. të dy deklaruan se mbretëria e bashkuar mundet ende të bëjë një hap prapa për sa i përket Brexit. Ministri i jashëtm britanik Boris XHonson deklaroi se pas Brexit mbretëria e bashkuar do të kursente 350 milion stërlina në javë, dhe atyre qe e akuzuan se po thoshte gënjeshtër ai iu përgjigj se në fakt shifër mund të ishte shumë më e lartë se kjo./abcnews.al