Mauro Icardi është përshtatur mirë te PSG dhe deri tani ka shënuar 17 gola në të gjithë kompeticionet. Rendimenti i sulmuesit të huazuar nga Interi është fantastik, por “thatësira” në tre ndeshjet e fundit ka sjellë ndonjë kritikë të vogël.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo i ka dhënë me të drejtë këtyre zërave, teksa flet edhe për blerjen e tij (francezët duhet të paguajnë 70 milion euro për kartonin). Në kryeqytetin francez janë bindur për kualitetin e sulmuesit, por nuk duan të nxitohen.
“Dëgjoj fjalë për probleme dhe krizë të Icardit. Ju lutem, nuk mund të kritikohet një lojtar që shënon 17 gola në 22 ndeshje në sezonin e parë me ekipin e ri. Blerja e tij? Ka kohë. Kemi mundësinë për ta bërë, por po presim momentin e duhur“, thekson Leonardo. /abcnews.al