Në përfundim të mbledhjes me shtabin elektoral, kryeministrin Edi Rama jashtë selisë së PS-së e prisnin mediat për t’i marrë një prononcim në lidhje me procesin që po ndodh brenda partisë, por kryesocialisti nuk i kurseu batutat për interesin e gazetarëve duke “thumbuar” edhe opozitën.
“Seriozisht e keni që cdo mbledhje partie do ta ndiqni me kamera duke ndenjur këtu me orë të tëra? Nuk e kuptoj. Ndoshta nuk keni faj sepse i vemi lajm për të ardhmen vjen nga PS-ja, të gjitha të të tjerat janë ose lajme të vjetra, ose burime të thara informacioni. Por sidoqoftë cfarë mund të them unë, ne vijojmë punën” tha ai. db/ Abcnews.al