Serioze situata tek Infektivi, mes pacientëve në terapi intensive e të intubuar edhe mosha të reja

schedule10:48 - 10 Korrik, 2020

schedule 10:48 - 10 Korrik, 2020

Numri i rasteve të larta me koronavirus në vendin tonë, ka vështirësuar situatën në Infektiv.

Prej ditësh në spital kemi një numër të lartë pacientësh me Covid në terapi intensive dhe të intubuar, mes të cilëve ISHP thekson se janë dhe pacientë të moshave të reja.

Këtë të premte mes 81 të shtruarve në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

LEXO EDHE:90 raste të reja me koronavirus brenda ditës, situatë e rëndë tek Infektivi

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me Covid 90 raste të reja duke e cucat në  3278 numrin e të infektuave mes të cilëve 85 kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!