Dita-ditës po e vërteton edhe më shumë se ka potencialin e duhur për të shkëlqyer.
Talenti “kuqezi” Cristian Shpendi ka shkëlqyer edhe njëherë në kategorinë e dytë të futbollita italian, teksa këtë herë shënoi në fitoren e pastër 2-0 që skuadra e tij Cesena siguroi ndaj Cittadella në javën e 13-të të Serie B.
Shpendi realizoi golin deciziv atë të 2-0, me 21-vjeçarin që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke “hipotekuar” fitoren e skuadrës së tij, pas golit të Bastoni dhe më pas do të plotësonte edhe dopietën personale përballë “gardianit” të Kombëtares, Elhan Kastrati, mirëpo pas një rishikimi të golit me sistemin VAR aksioni rezultoi parregullt, duke bërë që goli të anullohej.
Falë këtij rezultati, Cesena ngjitet në vendin e 4-t të renditjes, me 21 pikë, me “bomberin” shqiptar që është padyshim arsyeja me 8 golat e tij të shënuar, ndërsa Cittadella mbetet në vendin e parafundit me vetëm 12 pikë. /i.m /abcnews.al