Është padyshim sulmuesi më i mirë në Serie B, të paktën momentalisht.
“Ylli kuqezi”, Cristian Shpendi ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës, kësaj here duke shpëtuar skuadrën e tij, Cesena nga humbja në arenën “Dino Manuzzi”, me golin e tij që majftoi për të siguruar barazimin 1-1, ndaj Reggiana.
Në minutën e 65’-të talenti i Kombëtares U21 të Shqipërisë shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme, një pasim të Celia duke dërguar sferën në rrjetë, për të filluar kështu festën e tifozëve vendas, ndërsa për miqtë më herët kishte shënuar Setano Pettinari, në fillimin e pjesës së dytë.
Falë këtij rezultati, Cesena ngjitet në koutën e 22 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 4-t të tabelës, ndërsa Reggiana mbetet në vendin e 16-të me 15 pikë. /i.m /abcnews.al