Ishte padyshim një sfidë spektakolare dhe kjo kuptohet që nga numri i golave të shënuar, plot katër të tillë.
Juventus e Fiorentina shënuan nga dy herë në portat e njëra-tjetrës, në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, në “Allianz Stadium” të Torinos, duke e mbyllur kështu me nga një pikë vitin kalendarik.
“Ylli” që shkëlqeu më shumë për “Zonjën” vendase ishte padyshim francezi Khephren Thuram me dopietën e tij në minutat 20’ e 48’, ndërsa për miqtë nga Firence golat erdhën nga Moise Kean dhe Riçardo Sottil në minutat 38’ e 87’.
Ndërkaq, në sfida të tjera të ditës Udinese barazoi gjithashtu 2-2 ndaj Torino, ndërsa Napoli fitoi minimalisht 1-0 ndaj Venezia. /i.m /abcnews.al