Janë në garën për titullin kampion, ama nuk dihet se për sa kohë.
“Blutë” e Napoli kanë siguruar një tjetër triumf të madh të elitën e futbollit italian, me djemtë e teknikut Antonio Conte, që këtë herë kanë mundur të triumfojnë me rezultatin minimal 1-0, në transfertën e Torino.
Autori i golit në fitoren e javës së 14-të të Serie A ishte skocezi Scott McTominay, i cili kapi bukur një asist të Kvaratskhelia, duke siguruar fitoren në minutën e 31’-të të sfidës.
Komplet e kundërt është historia për “Bardhekaltërit” e Lazio.
Djemtë e teknikut Marco Baroni janë mundur me rezultatin e thellë, 3-1 në transfertën e Parma, ku për vendasit rrugën e rrjetës e gjetën Dennis Man, Haj Mohamed e Del Prato, ndërsa për miqtë kryeqytetas, goli i vetëmi erdhi nga argjentinasi, Taty Castellanos, por ma mundur të bëjë më shumë.
Sa i përket renditjes, Napoli ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe mbetet në vendin e parë, Lazio mbetet në vendin e 5-të me 28 pikë, ndërsa Parma e Torino në vendet 11 e 12 me nga 15 pikë. /i.m /abcnews.al