Serie A/ Napoli i falet mbrojtjes, Di Lorenzo i dhuron “Bluve” tre pikët ndaj Lecce

schedule16:56 - 26 Tetor, 2024

schedule 16:56 - 26 Tetor, 2024

Po përjetojnë padyshim një moment magjik në kampionat.

“Blutë” e Napoli kanë arritur një tjetër triumf në elitën e futbollit italian, me tre herë kampionët e Serie A, që kanë mundur në sfidën e vlefshme për javën e nëntë të Serie A, skuadrën e Lecce, me rezultatin minimal 1-0.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në fraksionin e dytë të lojëve, me anësorin e mbrojtjes, Giovanni Di Lorenzo, i cili përfitoi nga një përgjumje në mbrojtjen e “Puljezeve”, duke shënuar golin e vetëm, të rregullt, të sfidës, pas golit të anulluar në pjesën e parë të sfidës, të shënuar po nga Di Lorenzo, pas rishikimit të aksionit me anë të sistemit VAR.

Falë këtij triumfi, Napoli ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe vijon të mbetet në krye të tabelës së Serie A, me 5 pikë më shumë se Inter dhe 6 më shumë se Juventus, ndërsa Lecce mbetet në vendin e parafundit të renditjes me 5 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!