Serie A/ Moise Kean nderon “Violët”, Fiorentina fiton ndeshjen e shtatë radhazi

schedule16:56 - 3 Nëntor, 2024

schedule 16:56 - 3 Nëntor, 2024

Janë në një formë spektakolare, ku nuk kanë regjistruar humbje prej 9 ndeshjesh dhe 7 të fundit janë të gjitha fitore.

“Violët” e Fiorentina kanë arritur një tjetër triumf të madh, teksa këtë herë ia kanë dalë të sigurojnë tre pikë në transfertën e vështirë të Torino, duke i mundur “Demat” në “Stadiumin Olimpik”, me shifrat minimale 1-0.

Protagonisti absolut ishte padyshim “bomberi” i sulmit, Moise Kean, i cili dërgoi në rrjetë një pasim perfekt të Luça Ranieri brenda zonës kundërshtare, që në minutën e 41’-të, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fundin e sfidës, duke i dhënë kështu triumfin skuadrës nga Firence.

Falë këtij rezultati, Fiorentina është ngjitur në vendin e 3-të të tabelës me 22 pikë, po aq sa Atalanta dhe vetëm 3 më pak se Napoli kryesues, ndërsa Torino mbetet në vendin e 10-të me 14 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!