Serie A jep lejen, tekniku Pioli thërret për sfidën ndaj Fiorentina “bomberin” 15-vjeçar

schedule21:36 - 23 Nëntor, 2023

schedule 21:36 - 23 Nëntor, 2023

Mbrëmjen e së shtunës, “kuqezinjtë” e Milan do të presin në “mitikun”, “San Siro”, “violët e Fiorentina, përballje, në të cilën, tekniku Stefano Pioli, nuk do të ketë në dispozicion “yjet” e sulmit, Olivier Giroud, Rafael Leao e Noah Okafor, me francezin, që është i pezulluar për shkak të kartonin të kuq, ndërsa dy “yjet” e tjera mungojnë për shkak të dëmtimeve.

Menjëherë pas këtij lajmi u përfol se tekniku i “Djajve” të Milanos do të thërrasë në skuadër, 15-vjeçarin, Francesco Camarda dhe mesa duket, ky i fundit do të hedhë këtë të shtunë “hapin” e madh në karrierë.

Këtë të enjte, bordi i Serie A ka dhënë dakordësinë, për pjesëmarrjen e “yllit” të skuadrës Primavera, të Milan-it, duke i dhënë një farë “çlirimi”, teknikut Pioli, i cili si sulmues primarë, në sfidën ndaj “violëve” kishte treshen Chukëueze-Jovic-Pulisic. /i.m /abcnews.al