Serie A/ Inter fiton bindshëm, “Zikaltërit” mundin me 3 gola skuadrën e Ismajlit

schedule20:36 - 30 Tetor, 2024

schedule 20:36 - 30 Tetor, 2024

Ishte një fitore e madhe që janë aty, në garë për titullin kampion.

Pas barazimit spektakolar 4-4 ndaj Juventus, “Zikaltërit” e Inter janë rikthyer te fitorja në elitën e futbollit italian, teksa kanë mundur me rezultatin e thellë, 3-0, skuadrën e Empoli në transfertë, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Serie A .

Një dopietë e Frattesi në minutat 50’ e 67’ ishte padyshim vendimtare në fitoren e djemve të Simone Inzaghi, ku jo pak gjurmë la edhe “bomberi” argjentinas, Lautaro Martinez, me golin e tij në minutën e 79’-të, teksa ndikim të madh pati edhe dalja me kartonin e kuq Goglichidze në minutën e 31’-të të sfidës.

Falë këtij rezultati Inter ngjitet në kuotën e 21 pikëve dhe tashmë qëndron 4 pikë larg kryesueseve të Napoli.

Ndërkaq, në sfidën tjetër të mbrëmjen, Venezia ka përmbysur gjithçka përballë “Bardhezinjve” të Udinese, teksa i kanë mundur këta të fundit me rezultatin 3-2, ku sërish ndikim të madh në lojë pati edhe dalje e mbrojtësit të Udinese, Isaak Toure me kartonin e kuq, në fillimin e pjesës së dytë

Sa i përket golave, Sandi Lovric dhe Iker Bravo siguruan avantazhin e dyfishtë për “Bardhezinjtë”, në minutat 19’ e 25’, megjthatë një dopietë nga finlandezi Joel Pohjanpalo, në minutat 41’ e 86’, nga pika e bardhë e penalltisë dhe një gol i Nicolussi Caviglia mjaftuan për të siguruar tre pikë jetike në garën për mbijetesë në elitë, teksa ngjiten në vendin e 18-të me 8 pikë, ndërsa Udinese mbetet në vendin e 7-të me 16 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!