Kampionati italian i futbollit, Serie A do të zhvillojë ditën e sotme 6 ndeshjet e mbetura të javës së 32-të, ku padyshim më në sy bien sfidat Inter-Lazio, Bologna-Juventus e Napoli-Salernitana, me 2 ndeshjet e para që pritet të jenë vendimtare për një vend në zonën Champions, ndërsa “blutë” e Spallettit kërkojnë të ngrenë “Scudetto”-n në qiellin napoletan pas më shumë se 30 vitesh pritje.
Gjithçka do të nisë në orën 12:30 me përplasjen Inter-Lazzio, me “zikaltërit” që do të presin në “Giuseppe Meazza”, “shqiponjat” kryeqytetase të Elseid Hysajt, ku objektiv kryesor padyshim që do të jetë fitorja e vendasve të cilët ndodhen momentalisht në vendin e 6-të në renditje dhe e vetmja gjë që sigurojnë janë grupet e Europa League.
Në orën 15:00, në arenën “Diego Armando Maradona” të Napolit, “blutë” vendas do të presin “diletantët” e Salernitana, ku në rast fitoreje do të vuloset përfundimit emri i kampionit të Italisë për sezonin 2022/2023.
Ndërkaq, sipari i kësaj jave do të mbyllet në mbrëmje, ku në “Stadio Renato Dall’Ara”, “bardhezinjtë” e Juventus do të priten në “shtëpi” nga Bologna, në një duel ku nuk pritet asgjë më pak se fitorja.
Ndeshjet e ditës:
Ora 12:30
Inter – Lazio
Ora 15:00
Napoli – Salernitana
Cremonese – Verona
Sassuolo – Empoli
Ora 18:00
Fiorentina – Sampdoria
Ora 20:45
Bologna – Juventus /i.m /abcnews.al