Serie A/ Empoli “bie” në “Olimpico”, Parma “rrëmben” barazimin ndaj Bologna

schedule17:36 - 6 Tetor, 2024

schedule 17:36 - 6 Tetor, 2024

Po kalonin një moment fantastike në Serie A, mirëpo transferta e kryeqytetit rezultoi të ishte goxha e vështirë.

“Blutë” e Empoli i dhanë fund serisë së rezultateve pozitive në elitën e futbollit italian, me skuadrën e Ardian Ismajlit, që pësoi humbjen e parë këtë sezon, teksa u mund në “Stadio Olimpico”, me rezultatin e ngushtë 2-1, nga “Bardhekaltërit” e Lazio.

Pavarësisht se gjetën të parët rrugën e rrjetës falë italianit Sebastaino Esposito, “Shqiponjat” kryeqytetase arritën të përmbysnin gjithçka fillimisht me golin e Zaccagni e më pas me rrjetën e spanjollit Pedo, duke siguruar kështu fitoren e katërt radhazi, në të gjitha kompeticionet.

Në krahun tjetër, Bologna nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0, në “Stadio Renato Dall’Ara”, ndaj skuadrës së Parma, me këta të fundit që arritën të mbroheshin mjaft mirë sidomos 40 minutat e fundit, pas daljes me kartonin e kuq të Coulibaly, duke siguruar 1 pikë në një transfertë tejet të vështirë.

Falë këtyre rezultateve, Lazio ngjitet në vendin e katërt të renditjes, me 13 pikë, Empoli mbetet në vendin e nëntë me 10 pikë, Bologna në vendin e 12-të me 8 pikë, ndërsa Parma në vendin e 15-të me 6 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!