Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë për këtë sfidë.
Milan e Roma kanë ndarë pikët në sfidën e fundit të vitit 2024, teksa në “San Siro” mbyllën gjithçka me rezultatin e barabartë 1-1, me sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Serie A, që pavarësisht shifrave dhuroi spektakël.
Të dy golat erdhën që në pjesën e parë teksa ishin fillimisht vendasit që festuan falë rrjetës së “yllit” holandez, Tijjani Reijnders në minutën e 16’-të, mirëpo vetëm 7 minuta më vonë argjentinasi Paulo Dybala i cili shtyu topin drejt portës kundërshtare në minutën e 23’-të për të vulosur gjithçka që në këtë fraksion të lojës.
Falë këtij rezultati, Milan mbetet në vendin e 8-të me 27 pikë, ndërsa Roma në vendin e 10-të me 20 pikë. /i.m /abcnews.al