Serie A/ Bajrami asist dhe humbje, “ylli” i Kombëtares krijon golin në Sassuolo-Empoli

schedule21:16 - 24 Shkurt, 2024

schedule 21:16 - 24 Shkurt, 2024

Mund të kishin qenë të katërt në fushë, por kjo nuk ndodhi. Vetëm Ardian Ismajli ishte titullar në sfidën e Serie A, Sassuolo-Empoli, që përfundoi me fitoren e miqve 3-2. Mbrojtësi “kuqezi” ishte shumë aktiv, duke ndihmuar në sulm e në fazën defensive.

Mesfushori i Kombëtares, Nedim Bajrami, u desh të priste minutën e 46’-të, pra fillimin e pjesës së dytë për t’u aktivizuar. Futbollisti shqiptar, që po kalon një sezon të vështirë në Itali, gjithsesi i pasuroi arritjet e veta.

Ai shërbeu asistin për golin e barazimit të përkohshëm 2-2 për “Zijeshilët” e Sassuolo, duke ekzekutuar saktë një goditje dënimi. Ky ishte asisti i parë për të këtë sezon në Serie A, ndërsa ka shënuar një gol.

Sidoqoftë, rrjeta e shënuar nga Ferrari nuk mjaftoi që vendasit të merrnin të paktën barazimin. Empoli luftoi fort dhe ishte tri herë në avantazh. Në fund fitoi me golat e shënuar nga Luperi, Niang dhe Bastoni në sekondat përmbyllëse.

Mbrojtësi kuqezi, Marash Kumbulla, ishte në stol për Sassuolo, ashtu siç ndodhi sërish tek Empoli me portierin titullar të kombëtares shqiptare, Etrit Berishën. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!