Rezultati mund të kishte qënë shumë më ndryshe, në rast se Lucumi nuk do të ndëshkohej me kartonin e kuq.
Bologna dhe Atalanta nuk kanë shkuar më shumë se barazimi, 1-1, në “Stadio Renato Dall’Ara”, në një përballje shumë të luftuar dhe kjo u pa gjithashtu edhe nga numri i kartonëve, plot 7 të tillë, ku një prej tyre ishte i kuq.
Sipari i golave u çel nga vendasit në minutën e 46’-të të sfidës, me “bomberin” argjentinas, Santiago Castro, që shënoi golin e tretë, në tre sfidat e fundit në Serie A, megjithatë avantazhi do të zgjaste deri në minutën e 90’-të, me “fantazistin” serb, Lazar Samardzic, që zhyti topin në rrjetë duke barazuar shifrat.
Falë këtij rezultati, Atalanta dhe Bologna nuk ndryshojnë pozitat e tyre në tabelën e elitës italiane, teksa renditen në vendet 9 dhe 10, me nga 7 pikë respektivisht. /i.m /abcnews.al