“Fubar” është një serial i ri në platformën Netflix, i cili në vetëm pak ditë ka marrë 88.94 milionë shikime në orë, çka e bën aktualisht titullin më të ndjekurin e javës së kaluar.
Sipas Netflix, seriali u shfaq në Top 10 serialet më të shikuara në 90 shtete.
Seriali ishte më i ndjekuri edhe pse u publikua më 25 maj. Është një serial komedi me Arnold Schwarzenegger.
Skenari bazohet në marrëdhënien mes vajzës Ema dhe babait Luke, të cilët fare rastësisht zbulojnë se po punojnë fshehurazi për CIA-n, e cila prodhon një sërë situatash qesharake në familjen e tyre.
Seriali është krijuar dhe prodhuar nga Nick Santora. Vetë Schwarzenegger, Adam Higgs, Scott Sullivan dhe Holly Dale kanë marrë pjesë në krijimin e skenarit./abcnews.al