Seria e re e kartëmonedhave, shtohen elementet e sigurisë

schedule12:13 - 13 Shtator, 2019

schedule 12:13 - 13 Shtator, 2019

Banka e Shqipërisë ka prezantuar serinë e re të kartëmonedhave, disa prej të cilave do të hyjnë në qarkullim që në fund të këtij muaji. Sipas Bankës, veç dizejnos së ndryshme, këto kartëmonedha kanë më shumë elemente sigurie dhe janë me rezistente ndaj përdorimit.

Kjo do të jetë pamja e re e kartëmonedhave shqiptare. Banka Qendrore ka vendosur të nxjerrë në qarkullim serinë e re të Lekut. Ajo do të përmbajë gjashtë prerje 200, 500, 1000, 2000, 5000 dhe prerjen e re 10000 lekë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë ceremonisë së prezantimit tregoi se 200 dhe 5000 lekëshi do të hidhen në treg në fund të muajit.

Me gjithë hyrjen në përdorim të serisë së re të kartëmonedhave, ato ekzistuese do të vazhdojnë të përdoren nga qytetarët, deri sa Banka e Shqipërisë t’i nxjerrë gradualisht nga qarkullimi.

Dizejnot e kartëmonedhave rifreskohen pas më shumë se 20 vitesh. Sipas Guvernatorit të Bankës Qendrore kartëmonedhat e reja do të jenë më te sigurta dhe me rezistente./ABC News Albania 24/7