Seria A pa tifozë, konfirmohen 6 ndeshjet që do luhen me dyer të mbyllura

schedule10:19 - 25 Shkurt, 2020

schedule 10:19 - 25 Shkurt, 2020

Coronavirus shtyu katër ndeshje të Serie A, të programuara për javën e 25-të të kampionatit. Tashmë në Itali ka një vendim tjetër dhe gjashtë takime të javës pasardhëse të kampionatit do të luhen pa praninë e tifozëve. Ky vendim tashmë është zyrtar.

Ndeshja më e rëndësishme që luhet me dyer të mbyllura është derbi i Italisë, Juventus-Inter. Të shtunën pa tifozë do të luhen edhe Milan-Genoa, Parma-SPAL dhe Sassuolo-Brescia. Gjithashtu, të hënën Sampdoria-Hellas Verona do të zhvillohet pra praninë e tifozëve.

Gjithashtu edhe Inter-Ludogorets, në Europa League do të luhet me dyer të mbyllura. Ministri i Sporteve, Vincenzo Spadafora,  e ka konfirmuar që këto ndeshje në zonat e prekura nga Coronavirus do të luhen pa tifozë, ndërkohë që do të ketë edhe takime që do të shtyhen.

Në Itali situata është bërë serioze dhe po tentohet që të shmangen sa më shumë kontaktet mes njerëzve. Nëse dikush do të ishte i prekur me Coronavirus dhe do të shkonte në stadium, atëherë përhapja e virusit do të ishte masive dhe situata do të rëndohej edhe më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!