Seria A/ Mbyllet në barazim “derbi i Italisë”, Inter e Juventus ndajnë pikët në “festivalin” e golave

schedule19:56 - 27 Tetor, 2024

schedule 19:56 - 27 Tetor, 2024

Ishte padyshim një përballje spektakolare dhe kjo shihet që nga numri i golave të shënuar, plot 8 të tillë.

Inter e Juventus kanë mbyll në barazim “festivalin” e golave në “Guiseppe Meazza”, të Milanos, me sfidën e cila ishte e vlefshme për javën e nëntë të Serie A, duke i lënë kështu në “duar” kreun, “Bluve” të Napoli

Pesë nga tetë golat e sfidës erdhën që në fraksionin e parë të lojës, me “fantazistin” polak, Piotr Zielinski, i cili dërgoi topin në rrjetë pas një 11-metërshi, mirëpo avantazhi zgjati vetëm 5 minuta dhe në minutën e 20’-të Dusan Vlahovic barazoi fillimisht shifrat në 1-1, ndërsa vetëm pak momente më vonë “pistoni” amerikan i krahut, Timothy Ëeah përmbysi gjithçka pas një pasimi perfekt të Conceicao.

Megjithatë, pjesa e parë nuk mbaroi me kaq, pasi “Zikaltërit” arritën të gjenin sërish avantazhin, teksa barazuan fillimisht shifrat me anë të Mkhitaryan, ndërsa vetëm 2 minuta pas golit të armenit, Zielinski plotësoi dopietën personale sërish nga pika e bardhë e penalltisë.

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës u duk se djemtë e Simone Inzaghi do të arrinin një fitore të madhe, sidomos pas rrjetës së Dumfries që çoi shifrat në 4-2, mirëpo një dopietë e Kenan Yildiz në miuntat 71’ e 82’ vulosi gjithçka në barazim, me “yllin” turk që shënoi golat e parë në karrierë ndaj rivalëve të përjetshëm të “Zonjës”.

Falë këtij rezultati, pozitat e këtyre dy skuadrave nuk ndryshojnë në tabelën e klasifikimit, me Inter që mbetet në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Juventus pas tyre me 1 pikë më pak, duke lënë kështu në vendin e parë “Blutë” e Napoli, të cilët ndodhen në kuotën e 20 pikëve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!