Seria A dhe Premier League “sulmojnë” Empolin, Bajrami në “kthetrat” e skuadrave “big”

schedule16:15 - 8 Mars, 2022

schedule 16:15 - 8 Mars, 2022

Nëse Armando Broja po “fluturon” me paraqitjet e tij në Premier League, një tjetër “shqiponjë” e kombëtares shqiptare ka ndjek të njëjtën rrugë, me qëllimin e vetëm të fluturojnë sa më larg.

Bëhet fjalë për Nedim Bajrami, i cili është kthyer në objektivin e skuadrave të mëdha, ndërsa po bën një sezon fantastik me Empolin në Seria A.

23-vjeçari shqiptarë ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asiste në këtë sezon në të gjitha garat ku është aktivizuar me skuadrën e Empolit, duke u kthyer kështu në një lojtarë kryesore në formacionin e skuadrës italiane.

Pas fantazistit të kombëtares janë vënë në ndjekje skuadra “big” nga Seria A dhe Premier League, me Empolin që mesa duket do e këtë të vështirë të mbajë “xhevahirin” shqiptar edhe për një sezon tjetër.

Në fillim ishte Sassuolo dhe Lazio, ndërsa konkurrenca për të fituar shërbimet e tij sa vjen dhe rritet. Veç tyre, edhe Roma dhe Juventusi po bëjnë “presion” për të siguruar shërbimet e Bajramit, ndërsa po ndjekin me vëmendje ecurinë e 23-vjeçarit.

Në ditët e fundit kanë zgjuar interesin edhe disa skuadra të Premier League. Emrat e tyre nuk bëhen të ditura, por menaxheri Fali Ramadani ka pasur kontakte të vazhdueshme. Skuadra e Empolit kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë, por sigurisht që për një ekip anglez do të rritet pak çmimi i tij.

Duket se sezoni i parë në elitën e futbollit italian ka qenë i duhuri për Bajramin, që në verë pritet të lërë Empolin pas ofertave të shumta. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!