Seri aksidentesh në Korçë: Një shofer del nga rruga, dy të tjerë përplasen me njëri-tjetrin

schedule12:09 - 15 Qershor, 2020

schedule 12:09 - 15 Qershor, 2020

Dy aksidente janë regjistruar orëve të fundit në qytetin e Korçës.

Abcnews.al mëson se një nga aksidentet ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku një automjet ka dalë nga rruga, është përplasur me një pemë dhe më pas ka përfunduar në një ndërtesë.

Si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Po ashtu, në qytetin juglindor janë përplasur dy automjete me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Abcnews.al mëson se një makinë është përplasur me një trajler me targa rumune. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Dy të lënduarit janë dërguar po ashtu me urgjencë në spital. Po hetohet më tej për zbardhjet e ngjarjeve. /abcnews.al/