Sergio Ramos gati të ulë pagën, spanjolli ëndërron kthimin te ish-klubi i tij

schedule17:03 - 28 Qershor, 2023

schedule 17:03 - 28 Qershor, 2023

Sergio Ramos insiston të rikthehet te Sevilla. Ish-kapiteni i Real Madrid, klub me të cilin fitoi gjithçka, i dha fund eksperiencës 2-vjeçare me PSG-në, duke dalë lojtar i lirë.

37-vjeçari spanjoll, dëshiron të luajë përsëri me Sevillan, skuadër ku hodhi hapat e para si futbollist. Përpara se të afirmohej në “Santiago Bernabeu” me Realin.

Pavarësisht se ka marrë oferta tunduese nga Arabia Saudite, qendërmbrojtësi ka zgjedhur të rikthehet në shtëpi dhe të veshë sërish fanellën e skuadrës andaluziane.

“Dua ta mbyll karrierën te Sevilla”, është shprehur Sergio Ramos vite më parë. Dhe ky është momenti i duhur për të realizuar premtimin dhe dëshirën e madhe.

Një ndër mbrojtësit më të mirë në histori, ka biseduar me Jesus Navas, shokun e tij të ngushtë dhe kapitenin e fituesve të Europa League.

Duke ia shprehur troç se do të rikthehet te Sevilla. Ide që ka entuziazmuar jo pak Navas. Ndërkohë, Ramos është gati të ulë ndjeshëm pagën për të veshur sërish fanellën e skuadrës së zemrës./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!