Sergio Busquets: Pas 15 vitesh e 143 ndeshjesh është koha për t’i dhënë lamtumirën kombëtares    

schedule19:05 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 19:05 - 16 Dhjetor, 2022

Humbja e hershme, në fazën e 1/16-ve, të Kupës së Botës, nga Maroku ka sjellë një revolucion të vërtetë te Spanja. Pas lamtumirës së teknikut Luis Enrique, tashmë edhe veterani i “furisë së kuqe”, Sergio Busquets u largua në mënyrë përfundimtare nga kombëtarja,

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, mesfushori i Barcelonës i dha lamtumirën e trishtë kombëtares, pas 15 vitesh karrierë e 143 ndeshje të luajtura me fanellën e Spanjës.

“Mirëmëngjes të gjithëve! Dua t’ju them se pas gati 15 vitesh e 143 ndeshjesh ka ardhur koha që unë t’i them lamtumirë kombëtares. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit. të cilët më kanë shoqëruar në këtë rrugë të gjatë. Nga Vicente del Bosque, i cili më dha mundësinë për të filluar, tek Luis Enrique që më bëri të shijoj çdo sekondë.

Falenderoj gjithashtu Julen Lopetegui, Fernando Hierro dhe Robert Moreno për besimin e tyre, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tyre dhe padyshim që falënderoj secilin nga bashkëlojtarët e mi, me të cilët luftova për ta çuar kombëtaren atje ku e meritonte, me pak a shumë sukses, por gjithmonë duke dhënë më të mirën dhe me krenarinë më të madhe.

Nuk dua të harroj asnjë anëtar të ekspeditës, të gjithë kanë qenë po aq të rëndësishëm duke punuar në hije (fizioterapistë, mjekë, lojtarë, delegatë, nutricionistë, stafi, shtypi, siguria, udhëtimet, etj…) dhe të gjithë njerëzit. dhe operatorë që kanë kaluar rrugën time dhe e kanë bërë atë kaq të veçantë. Edhe presidentët, drejtuesit, drejtorët sportivë dhe ata që në një mënyrë apo tjetër kanë qenë pjesë e Federatës”,- u shpreh në fjalët e tij, Busquets. /i.m /abcnews.al

Mesazhi i Sergio Busquets: 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sergio Busquets (@5sergiob)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!