Pas vendimit të Xavi Hernandez për të qëndruar te Barcelona duket se situata te kampi katalanas po përmirësohet.
Tashmë te “blaugranat” po nisin punën për rinovime dhe i pari që është pranë zgjatjes së bashkëpunimit është Sergi Roberto, i cili është në negociata me klubin pas dëshirës së trajnerit për ta pasur spanjollin në ekip.
Së fundmi mesfushori ka shfaqur hapur marrëdhënien e mirë që ka me Xavi, ndërsa ka deklaruar: “Jemi shumë të lumtur me qëndrimin e Xavi. Me të dhe këtë ekip ne do të jemi në gjendje të konkurrojmë për çdo titull të mundshëm.”/ h.ll/abcnews.al