Serbia thotë se do t’i hetojë akuzat nga Rusia se e furnizoi Ukrainën me armë

schedule18:51 - 30 Maj, 2025

schedule 18:51 - 30 Maj, 2025

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Moska e akuzoi Beogradin të enjten për furnizimin e Kievit me armë.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) e akuzoi Beogradin për “thikë pas shpine”, duke thënë se prodhuesit serbë të armatimit po shisnin municione dhe armë në Ukrainë.

“Ato [shitjet e armëve] kanë një qëllim të qartë – të vrasin dhe plagosin personelin ushtarak rus dhe popullsinë civile”, thuhet në një komunikatë të SVR-së të publikuar në faqen e saj zyrtare të enjten.

SVR-ja pretendoi se Serbia dërgon armë në Ukrainë përmes ndërmjetësve të NATO-s, duke përfshirë Republikën Çeke, Poloninë dhe Bullgarinë, si dhe disa vende afrikane.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!