KOSOVË- Analisti Adri Nurellari e konsideron veprim të turpshëm vendimin e Serbisë për të shpallur ditë zie kombëtare për vdekje katër personave, të cilët u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e Njësisë Speciale të Kosovës.
Me këtë akt, Nurellari theksoi se organizmi i këtij grupi ka qenë i sponsorizuar dhe dirigjuar nga Beogradi.
“Ky është një akt i turpshëm dhe më i rëndë, dhe konfirmon e veprim i i ndodhur ka qenë një verim terrorist i drejtuar dhe i sponsorizuar nga një shtet, në vend që ta dënonte atë që ka ndodhur, Vuçiç i ka projektuar ata njerëz si heronj, si dëshmorë, dhe në vend që të distancohej nga ky sulm, po shohim që i glorifikon atë veprime paçka se ajo ngjarje ishte një shkelje flagrante e integritetit të Kosovës dhe u dënua ashpër nga i gjithë faktori ndërkombëtar”, theksoi ai.
Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News, Nurellari tha se kjo qasje agresive është një lloj sfide e Vuçiç, ndaj faktorit perëndimor.
Sipas analisti, Presidenti i Serbisë po dëshmon se pavarësisht flirteve politike me perëndimin, vazhdon t’i përkasë krahut lindor dhe të kaluarës.
“Kjo është një lloj sfidë, që Vuçiç e bën dhe një lloj arrogancë ndaj perëndimit dhe në njëfarë mënyrë një sqarim të pozicionit të tij që pavarësisht se ka flirtuar për një kohë të gjatë me perëndimit, ai e dëshmoi se i përket lindjes dhe së kaluarës”, tha ai.
Në pikëpamjen e tij, Nurellari thekson se ky organizim ushtarak me shumë gjasë ka pasur synim të bëjë kryengritje lokale.
“Policia e Kosovës ka ndaluar në mes, ose ka bërë që të dështojë një operacion më i gjerë. Projekti me sa duket ka qenë për një kryengritje lokale, sepse aty kishte dhe armë të rënda”, tha ai./n.m.abcnews.al