Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbia, sa ndikon ndryshimi i stadiumit? Sylvinho: Janë mësuar që të luajnë aty, ndryshon shumë pak!

schedule20:31 - 9 Tetor, 2025

schedule 20:31 - 9 Tetor, 2025

Shqipëria ka mbyllur ditën e sotme përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, ndërsa të premten do udhëtojë drejt Nishit.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho foli për ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën në Leskovac.

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ai theksoi se kjo nuk është ndeshja e parë dhe se nuk ndryshon asgjë për lojtarët.

“Ata janë mësuar që të luajnë aty. Nuk është ndeshja e parë. Kanë bërë disa ndeshje aty. Mendoj se kjo gjë ndryshon pak, vërtet pak. Natyrisht, është një stadium tjetër, një qytet tjetër. Gjithsesi, ata janë mësuar aty, kanë luajtur ndoshta tre ndeshje. Edhe me Andorrën kanë luajtur aty. Jo, për ne nuk ndryshon asgjë”, tha Silvinjo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!