Serbia “qan” mungesat/ Rivali i Shqipërisë luan në Ligen e Kombeve

schedule12:59 - 19 Mars, 2025

schedule 12:59 - 19 Mars, 2025

Ajo që ndodhi në Europian u cilësua një fiasko. Serbia shkoi me pretendime të mëdha në Gjermani, por e mbylli grupin me dy pikë, ndërsa në Ligën e Kombeve ecuria ishte herë e mirë, dhe herë e keqe.

Rivalët e Shqipërisë në eliminatoret e Kupës së Botës do të luajnë këtë të enjte në plej ofin pikërisht në Ligën e Kombeve, për të siguruar qendrimin në nivelin A, dhe situata është tepër e vështirë.

A kemi qenë ndonjëherë më dobët, titullon në formë pyetje, media e rëndësishme beogradase, “b92”, duke rreshtuar mungesat e trajnerit Stojkoviç.

Nëse në shtator munguan 14 lojtarë, as tani gjendja nuk është më e mirë.

Katër lojtarë janë të pezulluar si Milenkovic, Pavlovic, Zhivkovic dhe Terzic, ndërsa të dëmtuar e në mungesë janë gjithashtu Veljkovic, Ilic, Milinkovic-Savid, Mitrovic apo Kostic.

Nuk mjafton me kaq, por shumë futbollistë të kombëtares serbe janë në formë të dobët, luajnë pak apo aspak në ekipet e klubeve si Nedeljkovic, Vlahovic I Juventusit, Jovic i Milanit, Gudelj I Seviljes apo Samarxhic I Atalabnës.

Trajneri Stojkovic komenton situatën e sulmuesit kryesor, Dushan Vlahoviç, që po kalon një krizë të vërtetë tek Juventusi, por shprehu besimin se ai do të mundë të japë maksimumin në kombëtare.

Serbia e luan ndeshjen e parë në eliminatoret e Kupës së Botës pikërisht në Tiranë ndaj Shqipërisë në 7 qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!