Serbia propozon “7 kushtet” për njohjen e Kosovës së pavarur

schedule14:17 - 29 Nëntor, 2017

schedule 14:17 - 29 Nëntor, 2017

Serbia ka 7 kushte për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ato janë propozuar gjatë institutit për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare në Beograd.

Nëse Kosova synon njohjen si shtet i pavarur nga ana e Serbisë janë shtatë kushtet që do të duhej të përmbushte. Në forumin e institutit për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare në Beograd janë propozuar kushtet në fjalë ndër të cilat është dhe shpërbërja e bazës “Bondstil” si dhe ndryshimi i monedhës nga euro në dinar. Kryetari i këtij institute Vladimir Trapara shprehet se shqiptarët mund të marrin njohjen që kërkojnë por pasi Serbia të jetë siguruar që do të marrë një pjesë të mirë të kontrollit në krahinat e saj jugore.

Sipas mediave serbe që citohen nga ato kosovare, Trapara thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerrikës për më shumë se një shekull nuk kanë zgjeruar territorin e tyre kombëtar, por e kanë përhapur kontrollin e saj aktual mbi një pjesë të madhe të botës, kështu edhe Serbia do të kishte një kontroll mbi Kosovën. Serbia dhe Kosova duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërkombëtare që përmban të gjitha detajet e marrëveshjes me Prishtinën për njohjen reciproke zyrtare. Kjo do të ishte një marrëveshje, e quajtur “Marrëveshja për miqësi, bashkëpunimin dhe ndihmën reciproke”.

Në këtë tryezë u tha ndër të tjera se Serbia duhet t’i dorëzojë shtatë kushtet e saj në tavolinë Prishtinës zyrtare në shkëmbim për njohjen formale të Kosovës, duke përfshirë edhe propozimin për të mbajtur emrin e Kosovës dhe Metohisë. Ndër kushtet që ka paraqitur Vladimir Trapara në Institutin për Politikë dhe Ekonomi Ndërkombëtare në Beograd, është edhe ndalimi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, shpërndarja e bazës amerikane Bondsteel, dhe në vend të vendoset një bazë ushtarake e ushtrisë serbe, dhe se Serbia dhe Kosova zotohen për të formuar një bashkim ekonomik me një monedhë të përbashkët. Megjithatë, në këtë dialog çështja kyçe ishte se “Çfarë po ndodh në Kosovë, ndërsa debatet bëhen në Serbi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!