“Serbia po bën lojëra me Perëndimin”, Kulla: Mund të hyjë zyrtarisht në BRICS

schedule21:59 - 17 Maj, 2024

schedule 21:59 - 17 Maj, 2024

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla thotë se Serbia mund të hyjë zyrtarisht në BRICS, një organizatë, pjesë e së cilës janë Rusia, Kina, Irani etj. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, eksperti tha se nëse Donald Trump do të marrë drejtimin e SHBA-së, mund të synojë shkatërrimin e aleancës Rusi-Kinë.

“Nëse vijnë republikanët, do t’i futen seriozisht projektit për ta çarë aleancën Rusi-Kinë. Në Amerikë do të shohim se si do të shkojnë zgjedhjet. Unë mendoj se nëse fitojnë republikanët, ata do t’i kthehen doktrinës Nixon dhe do synojnë çarjen e Kinës me Rusinë dhe do të përqendrohen në Paqësor sepse atje është pjesa më e madhe e botës.

A kanë fuqi ta bëjnë? Fuqi ushtarake kanë por ekonomike duhet ta shohim. Ki parasysh se Kina është ekonomia më e madhe e botës. BRICS ka ndryshuar vitet e fundit. Serbia është në BRICS thjesht po bën lojëra me perëndimin. Besoj se do të hyjë zyrtarisht.

Përderisa hyri edhe Arabia Saudite që është aleati i Perëndimit dhe u bë bashkë me Iranin nëpërmjet ndërmjetësimit të Kinës, hyri edhe Pakistani, mendoj që edhe Serbia do të hyjë“, tha Kulla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!