Serbia nuk gjen qetësi. Një tjetër masakër ka ndodhur të enjten vonë në mbrëmje në disa fshatra të Mlladenovac, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit Beograd.
8 veta kanë ndërruar jetë dhe 13 janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë.
Sipas informacionve të paraprake, një person ka qëlluar me automatik, mbi një automjet në lëvizje.
Kjo ngjarje ndodh, vetëm një ditë pas tragjedisë që shkaktoi një 14 vjeçar në një shkollë fillore në Beograd, ku shkaktoi 9 viktima dhe plagosi disa të tjerë.
Njësitë speciale serbe kanë nisur kërkimet për gjetjen e autorit në afërsi të Mlladenovcit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për dhurim gjaku.r.t/abcnews.al