Në intervistën që dha për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, avokati serb Çedomir Stojkoviç komentoi gjithashtu padinë që kanë ndërmarrë për largimin e grupit Wagner nga Serbia. Sipas tij, Serbia është në një pushtim hibrid rus, gjë që ka shkaktuar trazira në Kosovë.
Sipas avokatit në konfliktin e fundit të ndodhur në veri të Kosovës kishte gisht grupi Wagner pas të cilit qëndron Rusia. Ai gjithashtu theksoi se Serbia ka nevojë për ndihmën e BE-së për të shkëputur ndikimin rus pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet paqe në Ballkan.
“Kam deklaruar për një kohë të gjatë që Serbia është në një pushtim hibrid rus. Ne nuk jemi një vend i lirë, por nën udhëheqjen hibride të Rusisë dhe konfliktet që ndodhën në Kosovë ishte përfshirja e ëagner. Gjithë kjo situatë e tmerrshme ka ndodhur për shkak të pushtimit dhe ndikimit rus në Serbi.
Kur prokuroria në Beograd ndalon çdo hetim ndaj Wagner, jemi të sigurt se diçka po ndodh pas kuintave. Kemi nevojë për ndihmë që të zhvillojmë një lëvizje nga BE dhe të luftojmë dhe të largojmë ndikimin rus brenda Serbisë dhe kjo do të na ndihmonte të kishim paqe në Ballkan.”, tha avokati serb./abcnews.al