Serbia kundër platformës së Kosovës

schedule21:35 - 8 Mars, 2019

schedule 21:35 - 8 Mars, 2019

E shqetësuar nga tensionet që sipas saj kanë përfshirë mbarë rajonin e Ballkanit, Serbia ka kundërshtuar platformën kosovare të bisedimeve, duke e cilësuar një platformë lufte. Presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se në Prishtinë vendosin njerëz të rrezikshëm e të papërgjegjshëm.

David Heil, nënsekretari amerikan për punë politike, përveç urimeve për 8 marsin kryeministres serbe, nuk ka folur për publikun në kryeqytetin serb. Por, porositë e tij kanë qenë për anashkalimin e provokimeve dhe kthimin në dialog. Ai përveç kryeministres, Ana Brnabic, si takime të fundit, porositë e SHBA i përcjelli edhe tek shefi i diplomacisë, Ivica Daçiç. Kryesisht çfarë u tha në takime u bënë publike në rrjetet sociale dhe njoftime. Vizita e  diplomatit amerikan u zhvillua nën tensionet e ngritura për shkak të platformës së Kosovës. Takimet me Vuçiç ishin herët në mëngjes dhe pas largimit të tij nga presidenca aty arritën spektri i sigurisë për mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Platforma është quajtur për luftë. Presidenti Vuçiç këtu nuk foli për mediat. Ekspertët thonë se tensionet janë të mëdha në tërë rajonin. Analisti Jaksha Shcekic, thotë se presidentit amerikan, Donald Trump i duhet një sukses dhe administrate po rritë rëndësinë e të dërguarve. Por, Vuçiç mundësitë i ka të vogla, pavarësisht qëndrimeve në Kosovë, ku gjithashtu duket se pritet një kohë tjetër.

Jaksha Shçekiç, analist: “Presidenti serb Vuçiç ka një hapësirë të vogël për të vepruar pasi shumica e serbëve nuk duan zgjidhje, por një konflikt të ngrirë pasi presin, siç thonë, të shpërbëhet BE-ja, NATO dhe Rusia të ketë dalje në portet e detit me ujëra të ngrohta dhe më pas zgjidhja me ndryshimet gjeo-strategjike”.

Presidenti Vuçiç, është nisur në punët e zakonshme, promovimin e punës së qeverisë dhe premtimeve për rimëkëmbje të çdo cepi të Serbisë. Rrugës, disa herë ka folur për Kosovën dhe, ka paralajmëruar se pasdite do të jap edhe një intervistë. Shqiptarët nuk duan dialog.

Alleksandar Vuçiç, president i Serbisë: “Kam frikë pasi kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm në Prishtinë. Përgjigja e Serbisë do të jetë e përgjegjshme dhe e fortë. Ne kemi vetëm një atdhe dhe atdhe rezervë nuk kemi. Do të mbrojmë popullin tonë në Kosovë, por do të mundohemi të ruajmë paqen pasi vetëm kështu mund të kemi progres. E pyes Prishtinën dhe ata që i mbështesin, edhe sa larg jemi nga katastrofa?”

Krerët e politikës serbe të dielën do të takohen me ata të kishës për të diskutuar mundësitë e një rruge drejt zgjidhjes dhe masave për Kosovën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!