Serbia hap kapitujt 6 dhe 30 në negociatat për anëtaresimin në BE

schedule13:29 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 13:29 - 11 Dhjetor, 2017

Beogradi bën hapa përpara për sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Europian. Serbia në fakt do të hapë kapitujt 6 dhe 30 të negociatave që kanë të bëjnë me fushën juridike dhe marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare.

Mediat serbe raportojnë se gjatë një konfernece ndërqeveritare në bruksel, beogradi ka hapur dy kapituj të ri të negociatave për anëtarësimin në bashkimin europian . Kapitujt 6 dhe 30 prekin fushën juridike dhe atë ekonomike për sa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, analistët janë të interesuar për zgjidhjen e kapitullit 30, sepse do të thotë se Serbia nuk munë të ketë më kontrata bilaterale si ato që aktualish ka me Rusinë

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur të lejojnë hapjen e dy kapitujve të tjerë për Serbinë duke e çuar numrin total në 12. Para vendimit përfundimtar për hapjen e kapitujve të rinj, shtetet anëtare do sigurohen për progreset që Serbia ka bërë në kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me reformën ligjore dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.

Tanjug raporton se sipas burimeve diplomatike në Bruksel, asnjë nga vendet anëtare nuk ishte i kënaqur për progresin e Serbisë në përmbushjen e kapitullit 23 për reformat juridike, kundër korrupsionit të drejtat themelore dhe ato të qytetarëve të Bashkimit Europian. Bazuar në këtë u mor një vendim politik, që në vend të tre kapitujve të rinj të hapeshin vetëm dy.

Bashkimi Europian pret që në pjesën e parë të 2018-ës, Serbia do të jetë në gjendje të hapë të paktën tre kapituj të rinj përfshirë dhe atë 33 përsa i përket buxhetit, 9 për shërbimet financiare dhe 13. Këta tre kapituj i janë nënshtruar analizës së bordeve të Këshillit Europian. Pritet gjithashtu që në 2018-ën Serbia të dorëzojë në Bruksel qëndrimin për negociatat për tre kapitujt e rinj.

Zyrtarë të Bashkimit Europian kanë përsëritur vazhdimisht se 2018 do të jetë vit shumë i rëndësishëm përsa i përket procesit të zgjerimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!