Ambasada Serbe në Tiranë u ka bërë thirrje disa bizneseve të rëndësishme në Shqipëri për të investuar. Por, në hartën e saj të veprimtarisë ekonomike dhe jo vetëm, Serbia ka futur edhe Kosovën. Përgjigjen, në emër të të gjitha bizneseve që e kanë marrë ftesën ambasadës serbe ia ka dhënë Presidenti i “Biznes Albania” , Luan Bregasi.
Në letër, Bregasi konfirmon marrjen e ftesës, por sqaron se harta e veprimtarisë ekonomike, sipërmarrëse nuk paraqet realitetin e sotëm gjeopolitik.
“Harta përfshin brenda saj një territor që nuk është as nën administrimin politik, juridik e as ekonomik të vendit tuaj. Republika e Kosovës e ka të shpallur pavarësisë. Vendi ynë e ka njohur si shtet të pavarur që pas shpalljes,” thuhet në letër.
Po ashtu, Bregasi shpjegon që ftesa për investime është e mirëpritur dhe e rëndësishme për bashkëpunimin ekonomik rajonal, por përfshirja e një territori të pavarur, “konsiderohet më shumë si një akt provokativ sesa ftesë e sinqertë për të investuar.”
Si përfundim, presidenti i “Biznes Albania” thekson që derisa nga oferta të hiqet harta e Kosovës, nuk do të konsiderohet asnjë bashkëpunim ekonomik.
Po ashtu, Bregasi u bën thirrje operatorë të tjerë ekonomikë që të refuzojnë ftesa të tilla. sb/abcnews.al/


