Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Serbia fiton në Letoni/ Rivalët e Shqipërisë në grup, marrin rezultatin e dëshiruar

schedule19:27 - 6 Shtator, 2025

schedule 19:27 - 6 Shtator, 2025

U bë dramë, edhe pse e merituan, ndonëse shpëtimi erdhi nga një gol I vetëm. Serbia fitoi minimalisht 1-0 në stadiumin e Rigës, ndaj Letonisë vendase, dhe arriti të ngjitej mbi kombëtaren shqiptarë në renditjen e grupit eliminator K të Botërorit.

Diferenca në fushë u bë nga rrjeta e shënuar nga sulmuesi I Juventusit, Dushan Vlahoviç, në minutën e 12-të, dhe për fatin e serbëve ylli 25-vjeçar është kthyer në formë në kohën e duhur, për ekipin e tij në Serinë A, dhe për përfaqësuesen.

E vërteta është që skuadra e trajnerit Dragan Stojkoviç pati epërsi, veçse po kështu pati edhe Shqipëria në të njëjtin stadium dhe po ndaj Letonisë, por nuk e mori dot fitoren.

Besohet, çështje e klasit individual, e përvojës, si dhe e fatit.

Statistikat janë të qarta se ballkanasit bënë 20 gjuajtje ndaj vetëm 8 të vendasve, dhe në kuadrat rezultati ishte 7-2. Ata patën disa raste dhe mund të kishin fituar më thellë, por shpërdoruan shumë, siç kanë bërë vazhdimisht, edhe kur ishin në përbërje të ish-Jugosllavisë, si seleksion dhe si klube. Kur nuk shënon mund ta pësosh, dhe Letonia pati dy raste të mira, sidomos ai në sekondat e fundit.

Vetëm shtylla e shpëtoi portierin Petroviç në minutën e 92-të, ndërsa vazhduan kritikat nga ana e tifozëve dhe e mediave, e madje edhe vetë trajneri Stojkoviç e futbollistët pranuan se patën fat.

Serbia është e dyta në grup me 7 pikë në tri ndeshje, ndaj 5 të Shqipërisë në 4, ndërsa të martën në Beograd luhet dueli I madh I grupit ndaj Anglisë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!