Analisti Mentor Nazarko i ftuar në studion e “Ballkan Update”, këtë të shtunë ka analizuar takimin që pritet të ndodhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe të Serbisë me 2 Maj në Bruksel.
Asosacioni pritet të jetë tema kryesore, sipas tij. Nazarko është shprehur se përmes Listës Serbe, Serbia nuk e destabilizoi situatën me rastin e zgjedhjeve monoetnike si bëri në dhjetor me barrikadat, por sipas tij, qetësia e saj mund të nënkuptojë ndonjë hile.
“Vendimi monoetnik për Urën është shashkë elektorale e VV që ky këshill po e bën, sepse vështirë të pranohet nga KFOR. Kjo sjellje e Serbisë ka një prapavijë të caktuar në kuadrin e 2 majit, jemi në fushën e hipotezave. Një nga pikat e marrëveshjes së Ohrit është njohja e sovranitetit të plotë të Kosovës në gjithë territorin dhe këto institucione monoetnike do te vendosin flamurin e Kosoves në Veri- me duart e tyre. Kur dialogu të imponojë zgjedhje te reja, serbët e Lista Srpska që do të vijnë, nuk do heqin dhe kësisoj do njohin një flamur që nuk do ta vendosnin kurrë me dëshirë. Unë mendoj se në shumë aspekte ajo që po ndodh- zhvillimi i zgjedhjeve atje, monoetnike në këto 4 komuna-e vështirëson ne disa aspekte pozitën e Kosovës në dialog, dhe mund të lejojë krijimin e asocacionit”, ka thënë ai.
Analisti ka theksuar se asocacioni nuk është i dëmshëm pasi është një mënyrë e pranimit të Kushtetutës së Kosovës.
Ndërkohë që ka thënë se Serbia e Vuçiç gjatë këtyre dy viteve po vuan kushtëzimet e amerikanëve për t’u distancuar në një shkallë të caktuar nga rusët dhe të qëndrojë në pushtet.
“Serbia e Vuçiç në mbështetje të disa favoreve dhe afrimit të saj me Perëndimin – mund të hipotezoj dhe futjen e saj në NATO -mund të krijojë një qasje konstruktive kundrejt Kosovës dhe Bosnjës. Nuk ka asnjë çudi që nëse nuk është Vuçiç, duke luajtur siç di ai me viktimizim mund të pranojë integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe vendosja e Kushtetueshmërisë në të gjithë Kosovën. Gjoja kundërshtimet e tij për hyrjen e Kosovës në NATO dhe KiE nuk kanë asnjë vlerë, sepse miratimi prej tij i Marrëveshjes së Ohrit i ka dhënë dritën jeshile shteteve jonjohëse të heqin veton. Në dy vitet e fundit Serbia e Vuçiç, po e vuan shantazhin e amerikanëve dhe hapat reale të Serbisë janë drejtperdrejt të kundërta me çfarë po propagandon ”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al