Serbia është një ndër vendet e Ballkanit që po planifikon lëhtesimin e masave kufizuese ndaj koronavirusit dhe hapjen graduale të disa nga bizneset e mbyllura deri më tani.
Mediat vendase bëjnë me dije se autoritetet po përgatiten për rihapjen graduale të restoranteve, transportit publikdhe dyqaneve me pakicë.
Epidemiologu Branislav Tiodorovic, një një deklaratë për mediat është shprehur se restorantet dhe kafenetë do të rihapen nga e hëna, duke respektuar distancimin social dhe duke marrë të gjitha masat paraprake.
Ndërkohë parukeritë dhe palestrat u kthyen në biznes të hënën. Kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e kujdesit ditor në shkollat fillore pritet të rihapen më 11 maj. Në fund, trafiku ajror mund të rifillojë më 18 maj, duke u bërë edhe koordinimi me vendet e tjera. Aeroporti i Beogradit është mbyllur që nga 19 marsi.
Vendi me shtatë milionë banorë, në të cilin 8 500 persona në total janë infektuar me koronavirusin e ri dhe kanë humbur jetën gati 170 njerëz./abcnews.al