Serbia dhe Rusia kërkojnë të luajnë një miqësore, pritet miratimi i UEFA dhe FIFA

schedule18:34 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 18:34 - 15 Dhjetor, 2023

Serbia, në funksion të Kampionatit Europian në verën e vitit 2024 në Gjermani, po planifikon një ndeshje miqësore me Rusinë marsin e ardhshëm, por takimi do të mbahet vetëm nëse arrin autorizimin nga UEFA dhe FIFA.

Siç njofton Federata Serbe e Futbollit, ndeshja, nëse jepet drita jeshile, do të luhet më 21 ose 22 mars në Shën Petersburg dhe do të jetë ndeshja e parë e kombëtares ruse me një ekip europian këto dy vite, pas pezullimit të vendosur nga UEFA dhe FIFA për luftën në Ukrainë.

Në këto dy vite, kombëtarja ruse ka luajtur në shtëpi kundër Irakut, Kamerunait dhe Kubës, ndërsa jashtë shtëpisë është përballur me Kirgistanin, Taxhikistanin, Uzbekistanin, Iranin, Katarin dhe Kenian./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!