Serbia anulon testin PCR për shtetasit e Maqedonisë që kalojnë tranzit

schedule14:35 - 15 Gusht, 2020

schedule 14:35 - 15 Gusht, 2020

Në vendimet më të fundit duket se Serbia ka vendosur që të anulojë bërjen e testeve të PCR-së në kufi.

Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se në sajë të bashkëpunimet mes autoriteve Maqedoni-Serbi, Beogradi Zyrtar rishikon vendimin e djeshëm për teste PCR në kufi për të gjithë ata që kalojnë tranzit, dhe e anuloi atë.

Po ashtu ka rënë dhe numri i autobusëve të ndaluar, të cilët tashmë kanë filluar të lënë zonën parakufitare.

Ndërkohë testi PCR mbetet ende i nevojshëm për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që udhëtojnë për në Serbi./abcnews.al