Serbi, protestat ndaj Vuçiç zhvendosen në televizionin publik

schedule12:00 - 17 Mars, 2019

schedule 12:00 - 17 Mars, 2019

Protestat kundër presidentit Aleksandar Vuçiç në Serbi janë zhvendosur përpara televizioni publik të vendit, ku manifestuesit kanë arritur të hyjnë. Ata kanë kërkuar kohën e tyre të transmetimit,  por janë nxjerrë me forcë jashtë nga policia.

Kështu ka përfunduar protesta e opozitës në Serbi. Ata ishin futur pa paralajmërim në një nga hyrjet e Radio televizionit Publik, për të cilin thonë se nuk raporton për protesta kundër qeverisjes së presidentit Alleksandar Vuçiç. Policia ka zbrazur lehtë katet e tjera, përveç asaj ku ishin deputetët dhe liderët e opozitës. Në fund, të gjithë u nxorën me forcë dhe pati përplasje. Protesta kishte nisur si zakonisht, një herë në javë dhe qetë. I dhanë ultimatum presidentit Vuçiç disa ditë fillimisht, por duket se nuk kishin durim dhe pas qëndrimit para televizionit, një pjesë gjetën një hyrje. Ata dëshironin pesë minuta transmetim, por kjo nuk ndodhi.

Liderët e opozitës deklaruan se ky është fundi i Vuçiç dhe ftuan të gjithë qytetarët të mblidhen rreth televizionit.

Boshko Obradoviç, deputet i “Dveri”“Radio Televizioni i Serbisë ka moto të sajën fjalinë “E drejta juaj për të ditur të gjitha”. Ne si qytetarë kemi ardhur këtu vetëm për të marrë atë që na takon dhe për t’i thënë Vuçiç se ky është fundi i regjimit dhe gënjeshtrave të tij dhe se ne duam vetëm liri për të thënë ato që mendojmë”.

Policët megjithatë zbatuan urdhrat megjithëse rekuizimi ishte i madh. Protestuesit kënduan himnin dhe këngë për Kosovën. Njësitë special, xhandërmaria, njësitet e ndërhyrjes së shpejt rrethuan ndërtesën dhe protestuesit qëndruan për disa orë duke rezistuar. Ata paralajmëruan vazhdimin e protestave në kohën kur të dielën presidenti do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!