Në Serbi i është dhënë lamtumira e fundit gruas se Sllobodan Millosheviçit, ish-kasapit të Ballkanit. Në ceremoni morën pjesë besnikë të ish-diktatorit serb, por munguan dy fëmijët e çiftit presidencial serb.
Kjo është shtëpia e familjes Millosheviç në qytetin Pozharevaç. Urna me mbetjet mortore ka arritur nga Moska, për t’i bërë nderime ish zonjës së parë të Serbisë kanë ardhur disa qindra familjar, miq e simpatizues që kurrë nuk kanë hequr dorë nga dashuria për ta. Në ceremoninë mortore në Serbi nuk ka patur familjar. I biri në arrati, e bija pa dokumente jeton në Mal të Zi.
Ish-bashkëpunëtorët e kanë ngritur në piedestalin më të lartë. Ata ishin viktima që nuk u gjunjëzuan para botës. U quajtën liridashës dhe idealist.
Milovan Bojic, ish ministër i Shëndetësisë: “Keni jetuar në kohën kur Serbia ka ruajtur lirinë e saj që të qëndroj dhe të ruaj nderin. Serbia e ka ruajtur nderin pasi ju nuk jeni gjunjëzuar asnjëherë para padrejtësisë”.
Milomir Bullatoviç, ish president i Malit te Zi dhe kryeministër i Jugosllavisë: “Mira Markoviç dhe familja e saj i janë nënshtruar padrejtësive më të mëdha dhe këtë e tregon fakti që nuk kishte takuar të bijën e saj Marinë prej 14 vjetësh. Asnjëherë nuk ka bërë asgjë që ta përmirësoj këtë padrejtësi”.
Pas ceremonisë qytetarët erdhën për të shprëhur ngushëllimet dhe për të bërë nderime. Disa politikan morën pjesë, por asnjë zyrtarë shteti. Qifti Millosheviç prehet tashmë bashkë nën hijen e një lisi të blinit, duke i dhënë fund fizik një epoke të qeverisjes absolute që përfundoi në Hagë dhe ekzil./abcnews.al